Aktualitet

FT+VD/ Autori u kap, tani hetuesi 'kërkojnë' motivin e vrasjes së trefishtë, pse u vranë vajzat dhe gruaja e komentatorit sportiv

Ai u plagos rëndë, jo nga Policia, por nga harku që kishte me vete dhe u dërgua me urgjencë në spital pasi tentoi vetëvrasjen. 

k.m.
FT+VD/ Autori u kap, tani hetuesi 'kërkojnë' motivin e
Viktimat

BRITANI E MADHE- Autori është kapur por ende nuk dihet motivi që shtyu të riun britanik që të qëllonte me heshtë për vdekje ish të dashurën e tij, motrën dhe nënën e saj. Bashkëshortja e komentatorit të "BBC Radio" John Hunt, 61-vjeçarja Carol Hunt u gjet e pajetë në korridorin e shtëpisë me një shigjetë në gjoks, por si ajo edhe të bijat, Louise dhe Hannah, ishin lidhur nga agresori. 26-vjeçari Kyle Clifford u gjet në një varrezë, sipas Guardian, në zonën e Enfield. Ai u plagos rëndë, jo nga Policia, por nga harku që kishte me vete dhe u dërgua me urgjencë në spital pasi tentoi vetëvrasjen. 

Ulërimat dhe më pas heshtja

Fqinjët që folën për Daily Mail përshkruan se kishin dëgjuar britma që vinin nga shtëpia e Hunt-it, por i ngatërruan me zërat me të qarat e një fëmije, ndaj edhe i kishin injoruar. Për më tepër që shumë pak pas britmave, kishte pllakosur heshtja. Pasi kreu vrasjen e trefishtë, në një video të publikuar nga kamerat e sigurisë në zonë, autori pikaset duke u larguar nga shtëpia ku kishte kryer krimin duke mbajtur në duar një send të madh (harkun), të cilin e kishte mbështjellë me një çarçaf të bardhë.


Tani që autori është vendosur në pranga, Policia po kërkon motivin e vrasjes.

FT+VD/ Autori u kap, tani hetuesi 'kërkojnë' motivin e
Louise Hunt dhe Kyle Clifford

Louise Hunt thuhet se kishte pasur një ndarje dramatike nga 26-vjeçari vetëm pak ditë më parë, madje kishte postuar një mesazh për "X", duke lavdëruar gratë që dilnin nga marrëdhëniet e vështira. Ndarja e tyre mund të jetë bërë shkak që agresori të shkonte në banesën e tyre dhe t'i merrte jetën.

Tre viktimat u gjetën nga komentatori i BBC-së, teksa po kthehej në shtëpi. I gjeti me shenja jete, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, asnjëra prej tyre nuk i mbijetoi dot sulmit./ZËRI

Poll

MOS HUMB