Aktualitet

Gjendet pajetë 37-vjeçari shqiptar në Greqi

Trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur nga një banor i zonës.

k.m.
Gjendet pajetë 37-vjeçari shqiptar në Greqi
Foto ilustruese

GREQI- Një 37-vjeçar shqiptar Kreshnik Kazanxhiu është gjetur pa shenja jetë në një zonë rurale jashtë fshatit Pentavrysos, në komunën e Kastorisë. Sipas mediave greke, trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur nga një banor i zonës. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë Drejtorinë e Policisë së Kastorisë, e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 37-vjeçarit.

37-vjeçari shqiptar, i është nënshtruar autopsisë, ku pritet të zbardhet edhe shkaku u vdekjes. Nga kqyrja paraprake e kufomës, vrasja duket se është përjashtuar, megjithatë për një verdikt final, priten rezultatet e autopsisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB