Aktualitet

Dritan Dajti kërkoi lirinë, Gjykata e Elbasanit shtyn seancën

I dënuari kërkon lirimin nga qelia me pretendimin se i ka kryer 25 vite burg dhe i ka përfunduar koha që duhet të kalojë pas hekurave të qelisë. 

k.m.
Dritan Dajti kërkoi lirinë, Gjykata e Elbasanit shtyn seancën
Dritan Dajti

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka vendosur të shtyjë seancë gjyqësore në ngarkim të Dritan Dajtit, i cili ka bërë kërkesë për lirimin e tij nga burgu me pretendimin se i ka përfunduar koha që duhet të kalojë pas hekurave të qelisë. Seanca e sotme u shty për Dritan Dajtin për arsye teknike pasi vetë i pandehuri kërkoi që të merrte pjesë në seancë nëpërmjet videokonferencës, në mënyrë që të ndiqte procesin e mbrojtjes nga avokatët e tij. Por kërkesa e tij nuk u plotësua dot nga IT-ja, kështu seanca u shty për të hënën në orën  13:30.

Kërkesa e Dritan Dajtit:

Me 30 Prill 2024, Gjykata e Shkalles se Pare e Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, me Vendim Nr.739/13-2024-2032, ka vendosur uljen e denimit per te denuarin Dritan Dajti ne masen 43 dite. Ne faqen 2 te ketij vendimi, ne Kapitullin II, thuhet: Së pari, me vendimin Nr.1108/13-2020-2020, datë 11.05.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur bashkimin e dënimeve të dhëna për të dënuarin Dritan Dajti, në një denim të vetëm me 25 (njëzet e pesë) vite burgim; konkretisht bashkimin e denimit me 25 vjet burgim dhene me vendimin Nr.13, datë 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, me denimin 23 vjet burgim dhene me Vendimin Nr.146 Akti date 17.03.2006, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ky vendim ka marrë formë të prerë pa u ankimuar nga palët, me datë 26.05.2020. Së dyti, nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë. Me 04 Korrik 2024, i denuari Dritan Dajti dhe avokati i zgjedhur prej tij z.Alban Kapxhiu, i kane kerkuar Drejtorit te I.E.V.P. Peqin, leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit, per shkak se ne oren 24.00 te dates 04.07.2024, atij i përfundonte ekzekutimi i vendimit të dënimit me 25 vjet burgim. Kjo ne respekt e zbatim te Nenit 30 te LIGJIT Nr.79/2020 PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE dhe Nenit 79 te LIGJIT Nr.81/2020 PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM, ku respektivisht thuhet: Dënimi me burgim vlerësohet i plotësuar dhe i dënuari lirohet kur përfundon kryerjen e dënimit. Procedura e lirimit kryhet nga institucioni i ekzekutimit të vendimit penal. Lirimi i të dënuarit bëhet kur përfundon ekzekutimi i vendimit të dënimit ose, në bazë të ligjit, me vendim të organit kompetent. Personeli i institucionit kryen veprimet bazuar në urdhrin me shkrim të drejtorit të institucionit; Sa siper, Kerkesa per leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit te te denuarit Dritan Dajti lidhej drejtepersedrejti me detyrimin ligjor qe kishte Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, per te zbatuar Vendimin Nr.739/13-2024-2032, date 30.04.2024, te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, e cila kish vendosur uljen e denimit per Dritan Dajtin ne masen 43 dite. Vendim ky qe kish marre forme te prere po ne daten 04.07.2024, dite kur sipas llogaritjeve dhe vleresimit te deklaruar nga gjykata ne kete vendim, Dritan Dajti perfundonte kryerjen e denimit me 25vjet burgim. Por siç rezulton ne fakt, ndonse Dritan Dajti e ka perfunduar ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim, Drejtori i I.E.V.P.Peqin, z. Florenc Doka, ende nuk e ka nxjerre urdhrin me shkrim qe personeli i institucionit te kryej veprimet per lirimin e tij. Ne keto kushte, mbeshtetur ne observimet dhe argumentet e parashtruara, si dhe bazuar ne Nenin 470 te K.Pr.Penale, ku shprehimisht thuhet: Gjykata e vendit të ekzekutimit është kompetente për shqyrtimin e kërkesave dhe pretendimeve që lidhen me ekzekutimin e tij; Kerkojme: Deklarimin e perfundimit te ekzekutimit te vendimit të dënimit me 25 vjet burgim, te te denuarit Dritan Hasan Dajti.

Gjykata e Lartë rrëzoi në datën 11 Qershor vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda, duke rikthyer dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin. Dritan Dajti u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij. Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg. Ky vendim i apelit u rrëzua nga Gjykata e Lartë, duke fundosur në mënyrë përfundimtare pozitën e Dritan Dajtit, i cili do të duhet që ta kalojë të gjithë pjesën e mbetur të jetës në burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB