
TIRANË- 1200 vende të lira, për të rinjtë që duan të bëjnë praktikën në administratën shtetërore, janë bërë publike nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, kryeministri njofton se janë hapur aplikimet për 1200 pozicione të reja praktike pune për të rinj të moshës 21-26 vjeç.
Një tjetër kusht për të gjithë personat që aplikojnë është dhe një diplomë e të paktën nivelit të studimeve Bachelor.
“Me lajmin e mirë se hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike, për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, dhe ku secili i interesuar mund të bëhet pjesë e thirrjes deri më 15 gusht 2024, duke aplikuar në linkun https://praktika.riniafemijet.gov.al, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.