Aktualitet

U ekzekutua në Serbi! Faton Hajrizi varroset në Kosovë, ceremonia mortore me flamuj shqiptarë (FOTO)

Para kohës së varrimit, qindra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës kanë udhëtuar drejt vendlindjes së Faton Hajrizit për funeralin e 39 -vjeçarit, i cili u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik. 

f.t
U ekzekutua në Serbi! Faton Hajrizi varroset në Kosovë, ceremonia
Faton Hajrizi

KOSOVË-Faton Hajrizi është varrosur ditën e sotme në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të Komunës së Skenderajt në Kosovë. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarët, miqtë e tij dhe një numër i madh qytetarësh. Para kohës së varrimit, qindra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës kanë udhëtuar drejt vendlindjes së Faton Hajrizit për funeralin e 39-vjeçarit, i cili u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik. 

Ceremonia mortore u shoqërua me brohorima me zë të lartë nga të pranishmit “Lavdi” dhe “UÇK", madje u vendosën postera me mbishrimin: Dy duar për një kokë, e kokën për atdhe!

Rruga drejt fshatit si dhe ajo e varrezave u mbushu me flamuj kuqezi në të dy anësoret e saj, për të treguar amanetin e tij të fundit mbi Shqipërinë.

U ekzekutua në Serbi! Faton Hajrizi varroset në Kosovë, ceremonia
CEREMONIA MORTORE
U ekzekutua në Serbi! Faton Hajrizi varroset në Kosovë, ceremonia
CEREMONIA MORTORE
U ekzekutua në Serbi! Faton Hajrizi varroset në Kosovë, ceremonia
CEREMONIA MORTORE

Faton Hajrizi u arratis nga një burg në Kosovë më 6 korrik, ndërsa disa ditë më pas, më 18 Korrik, qëlloi për vdekje një polic serb dhe plagosi kolegun e tij në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë. Pas sulmit, autoritetet serbe e shpallën në kërkim. Një ditë më pas, më 19, Faton Hajrizi u vra nga autoritetet serbe pranë kufirit të Lloznicës. Ministri i Brendshëm i Serbisë tha se Hajrizi hapi zjarr ndaj Policisë dhe për këtë arsye u ekzekutua menjëherë nga forcat e rendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB