Aktualitet

U arrestua për abuzim seksual me vajzën e partneres, vdes në burgun e Koridhalos Delin Beqiri

Delin Beqiri u arrestua vetëm 1 muaj më parë, pasi thjeshtra e denoncoi për abuzim seksual, çfarë dyshohet

E.K
U arrestua për abuzim seksual me vajzën e partneres, vdes në
Delin Beqiri dhe partnerja e tij

GREQI- Një muaj pas arrestimit të tij, nën akuzën se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e partneres, 36-vjeçari Delin Beqiri nga Lushnja, ka ndërruar jetë në burgun e Koridhalos. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, Beqiri ka qenë në oborrin e palestrës kur është shembur në tokë, dhe për pasojë vdiq menjëherë.

Dyshimet e para janë se ai mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të tepruar të drogës, megjithatë hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë. Ndërhyrja e mjekëve për ta mbajtur në jetë ka qenë e kotë, për shkak se shqiptari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Beqiri u arrestua nga policia para rreth një muaji më parë, në datën 9 Mars, pas denoncimit të thjeshtrës së tij për abuzim seksual. Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpata, 50 vjeçe, nga Bubullima e Lushnjës.

Policia menjëherë kreu kontrolle në banesat e Beqirit e Shpatës, ku gjeti dhe sekuestroi 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15.000 euro. Jashtë banesave janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Gjithashtu Shpatës i janë sekuestruar edhe 3275 euro.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB