Aktualitet

Shkrumbohet banesa në Shkodër, vdes 52-vjeçari, shpëton gruaja e tij

Zjarri dyshohet se ka qenë aksidental

E.K
Shkrumbohet banesa në Shkodër, vdes 52-vjeçari, shpëton
Foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku si pasojë e zjarrit që ka rënë në një banesë ka humbur jetën kryefamiljari.

52-vjeçari nuk ka mundur që të dalë në kohë nga banesa, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka shpëtuar pa lëndime. Sipas policisë, zjarri dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

“Rreth orës 02:10, në lagjen ‘Zogaj’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB