
SARANDË- Dalin pamjet e momentit kur ish-portjeri i ekipit të "Butrintit" në Sarandë, rrëzohet në mes të fushës. Ngjarja ka ndodhur në orën 18.00 të pasdites së sotme, kur 62-vjeçari ndjehet keq dhe bie në mes të fushës. Menjëherë në fushë futet ambulanca. Të gjithë janë mbledhur pranë Fredi Mërkurit, ndërsa mjekët e fusin në ambulancë. Në sfond dëgjohet dikush që kërkon një person: Mandi, ec shpejt Mandi!
MOMENTI ME VIDEO:
@zeri.official Të gjithë janë mbledhur pranë Fredi Mërkurit, ndërsa mjekët e fusin në ambulancë…‼️ #ze#zeriaie#zerimediar#trendingi#viralsh#shqiperio#foryoupageo#foryourpageh#shqiperiai#tirana ♬ original sound - Zëri
Por nuk dihet se për kush është personi në fjalë.
Mërkuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë. Portieri ndërroi jetë në fushën e blertë gjatë një ndeshje miqësore me veteranët e futbollit nga Saranda dhe Athina e Greqisë. Sipas Policisë, vdekja erdhi për shkak të shkaqeve natyrale./ZËRI