
Pamje nga Qafë Thana
TIRANË- Fundjava ka rritur fluksin e lëvizjes së shqiptarëve. Në kushte të mira të motit, shqiptarët kanë vendosur që të shkojnë për fundjavë në Maqedoninë e Veriut. Lëvizjen e "zbuloi" fluksi i shtuar i mjeteve në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Makinat kanë mbetur në pritje deri në 40 minuta për të kaluar në anën tjetër të kufirit.
Ndryshe kanë zgjedhur shqiptarët e Kosovës, që si zakonisht kanë vendosur që të 'kalojnë' në Shqipëri. Në pikën kufitare të Morinës ka pasur gjithashtu një fluks të lartë mjetesh dhe qytetarësh. Në pikën e përbashkët kufitare të Morinës, sot është shënuar hyrja e më shumë se 7000 qytetarë të Kosovës, e rreth 4100 automjete./ZËRI
Poll