Aktualitet

U arrestua nga SPAK, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e ish-shefit të Policisë në Kurbin

Dritan Meta u arrestua më datë 9 tetor, pas një operacioni të madh të SPAK, të zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit.

D.XH
U arrestua nga SPAK, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e ish-shefit
Dritan Meta

KURBIN – Gjykata e Lartë mësohet se nuk ka pranuar rekursin e ish-shefit të Policisë së Kurbinit, Dritan Metaj. Ish-shefi i Komisariatit të Kurbinit, Dritan Meta u arrestua më datë 9 tetor, pas një operacioni të madh të SPAK, të zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit. 

Në atë kohë, masa e arrestit me burg u lëshua për shtetasit Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guxo si dhe Dritan Meta, shef i policisë së Laçit. Çelaj, Dalipaj dhe Guxo u shpallën në kërkim, pasi rezultonin se janë jashtë shtetit. Çela u kap më vonë në Kosovë. Në dosjen e SPAK, Meta del se ka një rol me rëndësi në trafikun e drogës. Operacioni ishte vazhdimësi e aksionit “Flakë në det”, i nisur më datë 15 gusht 2023, ku u arrestuan 6 persona. Për Metën dhe Çelën janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular. Meta dyshohet se bashkëpunte me trafikantin e drogës.

Faza e parë e “Flakë në det” u finalizua në gusht

Faza e parë e operacionit “Flakë në det” u finalizua më 16 gusht 2023.  Gjatë operacionit  u sekuestruan 2 armë zjarri, 200 fishekë ushtarakë, një makinë tip “Audi”, si dhe vlera monetare 45 mijë euro, 250.000 mijë shqiptare, paund, si dhe franga zvicerane.

Gjithashtu u sekuestruan 25 aparat celular, një sasi prej 28 kg lëndë narkotike cannabis u gjet pranë vendit ku u gjet veliera e djegur. U arrestuan 6 persona, 4 shqiptarë dhe 2 shtetas ukrainas.

Të arrestuarit

Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;

Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;

Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;

Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;

Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB