Aktualitet

E rëndë në Tiranë! E prezantonte si gruan e katërt, por abuzonte me të miturën, arrestohet mjeku

Policia e Tiranës arreston mjekun Dervish Hasi, pasi dyshohet se prostituonte një vajzë të mitur, të cilën e prezantonte si gruan e tij. Ai kishte qenë nën hetim edhe nga SPAK.

D.XH
E rëndë në Tiranë! E prezantonte si gruan e katërt, por
Dervish Hasi

TIRANË- Një rast i rëndë i prostitucionit është zbuluar së fundmi në Tiranë. Një e mitur dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion nga një 42-vjeçar. Policia shprehet se depozitimi penal për burrin është kryer vetëm gjatë ditës së djeshme, ndërsa e mitura dyshohet se shfrytëzohej seksualisht prej 2 vitesh. Në pranga ra mjeku Dervish Hasi. 

Mësohet se Dervish Hasi ishte kirurg besimtar. Vajza që shfrytëzohej për prostitucion ishte 16 vjeçe. Hasi mësohet se ishte i martuar me 3 gra, ndërsa 16-vjeçaren e prezantonte si bashkëshorten e katërt.

Skandali nuk mbaron me kaq. Hasi është gjithashtu një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë nën hetim nga SPAK. Struktura e Posaçme kishte dyshime se Hasi është përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelët brenda dhe jashtë vendit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë; Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI/

Poll

MOS HUMB