
GREQI – Xhonatan Paja është shqiptari i arrestuar nga policia greke, i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e dy mafiozëve grekë, Janis Skafturos dhe Vasilis Rubetis. Policia helene i ka gjetur Pajës në banesë disa maska silikoni, sikundër edhe armë të ndryshme. Armët dhe maskat dyshohet se janë përdorur në atentate të ndryshme, që Paja mund të ketë kryer. Paja është arrestuar në tetor 2023 në pikën kufitare të Muriqanit, në tentativë për të hyrë në Shqipëri.
Policia e Malit të Zi kishte dyshime se shqiptari ishte duke bashkëpunuar me Mnatsakanyan Artyom, 34 vjeç me origjinë armene, për të vrarë një anëtar të një klani kriminal në Budva. Gjatë kontrollit të makinës ku ndodhej armeni, ku pak më herët kishte qenë edhe Pajo, u gjetën 2 pistoleta “Glock” si dhe një pistoletë automatike e tipit “Scorpions”, me silenciator. Gjithashtu u gjetën maska silikoni, si dhe doreza e rroba për ndërrim.
Pajo u kap në kufi, ndërsa gjatë arrestimit u paraqit në mënyrë të rreme sikur ishte dikush tjetër. Ai ka paraqitur një dokument fals udhëtimi të shtetit grek. Pajo ka tentuar të kalojë kufirin me Malin e Zi si këmbësor dhe gjatë kontrollit policia kufitare i ka konfiskuar një mjet të posaçëm për zhbllokimin e automjeteve, 4350 euro e 500 dollarë, patentë të falsifikuar dhe një kartë banke, por edhe sende të tjera.
Policia malazeze ka arritur që të lokalizojë një banesë në fshatin Buljarica të Budvas, që dyshohet se është përdorur nga shqiptari dhe anëtarë të dyshuar të tjerë të mafieve të Europës Lindore. Në banesë janë gjetur sende, që po i nënshtrohen ekspertizës.
Xhonatan Paja u arrestua për vrasjen e dy biznesmenëve grekë. Ai dhe katër të tjerë u vendosën në pranga, pasi dyshohet se janë përfshirë në ekzekutime./ZËRI/