
VLORË- Gjykata ka lënë në burg me afat 40 ditë Sokol Sinomatin i njohur ndryshe si "Buzëderri", i cili u lirua nga burgu dje por vetëm për disa orë. Ai është paraqitur në seancë nën masa të rrepta sigurie ku Gjykata e Vlorës është blinduar nga RENEA.
Një ditë më parë (26 prill), personazhi i njohur të botës së krimit, djali i të cilit u vra në janar të këtij viti, ishte një nga përfituesit e Amnistisë Penale, ndaj edhe u lirua nga burgu i Peqinit. Sinomati u riarrestua për shkak të dënimit me 12 vjet nga Italia për trafik të lëndëve narkotike. Vendimi është me afat për shkak të mbërritjes së dokumentacionit për ekstradimin e Sinomatit.
Sokol Sinamati vuante dënimin për vrasjen e Elton Tatos, si dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje këto të ndodhur në vitin 2002. Ai gjithashtu ka qenë i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, por gabimisht qëlloi Luigj Xhafën, një kalimtar të rastit. Për shkak të këtyre hasmërive, atij iu vra djali, i cili ishte kthyer në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit. Por edhe pse kanë kaluar thuajse 5 muaj, nuk ka asnjë shenjë të autorëve të vrasjes së të riut./ZËRI