Aktualitet

“Buzëderri” u arrestua sërish për një arsye të fortë, e zbulon Artan Hoxha: I vranë djalin, 'prushi' s'është shuar

Artan Hoxha u shpreh se ndalimi i “Buzëderrit” në fakt më shumë tregon një moskoordinim mes institucioneve.

k.m.
“Buzëderri” u arrestua sërish për një arsye
Artan Hoxha

TIRANË- Sokol Sinomataj u arrestua sërish pasi la qelinë për vetëm 12 orë. Më shumë detaje për lirimin e tij, edhe pse përfitoi nga Amnistria Penale dha gazetari Artan Hoxha u shpreh se ndalimi i “Buzëderrit” në fakt më shumë tregon një moskoordinim mes institucioneve, por shton se është lëvizja e duhur për ta rikthyer në qeli për shkak se situata në Vlorë është ende shumë "e nxehtë". Kjo pasi lirimi i tij erdhi vetëm 4 muaj pasi i ekzekutuan të birit, pasi kishte dalë për të pirë një cigare në ballkonin e shtëpisë së tyre. 

“Sokol Sinomataj erdhi në Shqipëri me ekstradim, nuk ka ardhur vetë. Ka qenë në burg në Belgjikë, ka qenë i arrestuar në Itali. Ka ikur nga Italia në Belgjikë, është arrestuar, është futur në burg dhe më pas është ekstraduar në Shqipëri për të vuajtur dënimin këtu. Unë di që ai ka qenë në burg në Itali. Ky vendimin e ri që ka dalë, i cili mund të ketë marrë formë të prerë gjatë kësaj kohe që ai ka qenë në burg apo ka qenë i lirë në Belgjikë. Në fakt, kjo tregon një moskoordinim mes institucioneve, sepse në kartelën penale të këtij personi, janë shënuar të gjitha dënimet ndaj tij, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Sepse që t’u ketë ardhur ky vendimi në momentin që ai doli, unë këtë s’e besoj, pra e kanë pasur atë vendim. Në momentin që ai ka përfituar nga amnistia dhe ka shkuar në banesë, menjëherë Policia ka shkuar dhe e ka kapur. Tani, dalja e Sinomatajt shkaktonte shumë probleme në Vlorë, prishte shumë ekuilibra, flas për rendin dhe sigurinë. I kanë vrarë djalin në ballkon me snajper. Dhe autorët nuk janë zbuluar ende. Ajo ngjarje nuk është shuar, prushi është aty, thjesht e ka mbuluar hiri, në çdo moment mund të shpërthejë. Më vëllain e Sokol Sinomataj dhe vetë Sinomatajn, të dy të lirë dhe të motivuar se i kanë vrarë djalin, situate në Vlorë mund të bëhej shumë shpërthyese nga momenti në moment. Mesa duket, autoritetet kanë përdorur edhe këtë marifet. Kanë gjetur atë dënimin dhe kanë shkuar ia kanë paraqitur,”-tha gazetari.

Liria për Sikol Sinomatajn zgjati vetëm 12 orë, pasi u doli nga burgu dhe u vendos në pranga në të njëjtën ditë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur, Policia sqaroi se ai ishte i arrestuar për llogari të shtetit italian, pasi atje rezultonte i dënuar me mbi 12 vite burg për trafik droge. Dënim që tashmë duhet ta shlyejë./ZËRI

Poll

MOS HUMB