Aktualitet

Përfitoi nga Amnistia, lirohet edhe ‘Buzëderri’ Sokol Sinomati, por rikthehet pas disa orësh në qeli

Por vetëm disa orë më pas, efektivët e Policisë së Vlorës i kanë shkuar në banesë dhe i kanë vendosur sërish prangat për ta kthyer edhe njëherë në qelinë e burgut.

k.m.
Përfitoi nga Amnistia, lirohet edhe ‘Buzëderri’ Sokol
Sokol Sinomati

TIRANË- Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si "Buzëderri", babai i të riut Gëzim Sinomati, u lirua nga burgu dje por vetëm për disa orë. Ditën e djeshme, personazhi i njohur të botës së krimit, djali i të cilit u vra në janar të këtij viti, ishte një nga përfituesit e Amnistisë Penale, ndaj edhe u lirua nga burgu i Peqinit.

"Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë: Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”,"-njofton Policia.

Por vetëm disa orë më pas, efektivët e Policisë së Vlorës i kanë shkuar në banesë dhe i kanë vendosur sërish prangat për ta kthyer edhe njëherë në qelinë e burgut. Shkak për riarrestimin e tij është bërë një vendim i drejtësisë italiane, që ka vendosur për 12 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike. Ka qenë pikërisht ky vendim, ai që e ka kthyer në burg të ashtuquajturin "Buzëderri". Vendimi në fjalë sapo ishte dorëzuar pranë Policisë së Shtetit, por nuk dihet se përse nuk ishte ekzekutuar dhe Sinomati ishte liruar.

Sokol Sinamati vuante dënimin për vrasjen e Elton Tatos, si dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje këto të ndodhur në vitin 2002. Ai gjithashtu ka qenë i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, por gabimisht qëlloi Luigj Xhafën, një kalimtar të rastit. Për shkak të këtyre hasmërive, atij iu vra djali, i cili ishte kthyer në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit. Por edhe pse kanë kaluar thuajse 5 muaj, nuk ka asnjë shenjë të autorëve të vrasjes së të riut./ZËRI

Poll

MOS HUMB