Aktualitet

Ankimoi masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi

E njëjta masë sigurie është lënë në fuqi edhe dy biznesmenët, Valter Begaj, dhe Ervis Lami.

k.m.
Ankimoi masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg
Evis Berberi

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë, "arrest në burg" për ish-drejtuesin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi. E njëjta masë sigurie është lënë në fuqi edhe dy biznesmenët, Valter Begaj, dhe Ervis Lami. Asnjërit prej tyre nuk iu pranua ankesa për ndryshimin e masës së arrestit me burg. 

Njoftimi i APELIT të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 25.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 16 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.B., E.L., V.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 21, datë 13.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 21, datë 13.03.2024 dhe të vendimit nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJKKO ka lënë në burg pak javë më parë Evis Berberin dhe 2 biznesmenët, Valter Begaj dhe Ervis Lami. Berberi akuzohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunëtore e tyre, e cila nuk është arrestuar për shkak se është nënë e një fëmije të mitur. Skema për përvetësimin e parave është bërë nëpërmjet dy kompanive “Net Group” dhe “Daam”.

Kompanitë u blenë dhe u shitën mes 4 të përfshirëve në dosje, madje dhe nga vetë Berberi, i cili më pas, shpallte fituese kompanitë e tij në disa tendera publikë të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Shuma e përvetësuar u përllogarit 2.3 milionë euro. Por po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Berberit u gjetën piktura të shtrenjta si dhe vlera monetare që kapin shumën e 4 milion lekëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB