Aktualitet

U arratis nga burgu i sigurisë së lartë me çarçafë, kapet pas një viti bosi mafioz

Thuajse 1 vit më parë ai u arratis nga burgu i sigurisë së lartë "Badu' E Carros" në Sardenjë më 24 shkurt të vitit të shkuar, por sot është kapur në Francë.

k.m.
U arratis nga burgu i sigurisë së lartë me
Marco Raduano

ITALI- Marco Raduano, 40 vjeç, bosi i klanit "Vieste" është vendosur në pranga pas 1 viti arratie. Thuajse 1 vit më parë ai u arratis nga burgu i sigurisë së lartë "Badu' E Carros" në Sardenjë më 24 shkurt të vitit të shkuar, por sot është kapur në Francë.

U arratis nga burgu i sigurisë së lartë me
Marco Raduano

Sipas mediave italiane, Raduano arriti të arratisej duke zbritur nga muret e burgut me çarçafë të lidhur pasi ishte prangosur sepse konsiderohej si një nga tre italianët e kërkuar nga Europol.

U arratis nga burgu i sigurisë së lartë me
Çarçafë

Bosi i Viestes u kap të enjten, më 1 shkurt, teksa ndodhej në një restorant elegant në Bastia të Korsikës, nën shoqërinë e një vajzë. Ai u prangos nga Carabinieri del Ros, e njëjta njësi që arrestoi Matteo Messina Denaro, të udhëhequr nga koloneli Lucio Arcidiacono.

U arratis nga burgu i sigurisë së lartë me
Marco Raduano

Marco Raduano konsiderohet të jetë në krye të klanit "Vieste", grup që akuzohet për vrasje, trafik droge dhe zhvatje. 40-vjeçari i njohur me nofkën "tullumbace", më 31 tetor ai u dënua me burgim përjetë. Raduano aktualisht akuzohet (gjyqi është duke u zhvilluar) për vrasjen e Giuseppe Silvestri në Monte Sant'Angelo (Foggia) më 21 mars 2017 dhe për vrasjen e Omar Trotta në Vieste më 27 korrik 2017./ZËRI 

Poll

MOS HUMB