Aktualitet

Mbante 4 emra dhe ishte i dënuar për drogë, KQZ i refuzon mandatin këshilltarit në Shijak

Qazim Bici nuk kishte treguar 3 emrat e tjerë si Ardian Harukaj, Gëzim Shala dhe Fabrizio Albartini

E.K
Mbante 4 emra dhe ishte i dënuar për drogë, KQZ i refuzon
Mbledhja e KQZ

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, janë bërë verifikimet për plotësimin e vendeve vakante në disa bashki të vendit. Pas verifikimeve, KQZ ka dhënë mandatet për 9 këshilltarë bashkiakë, ndëra ka refuzuar vetëm 1 kandidaturë. Bëhet fjalë për kandidaturën e PDIU për anëtarin e Këshillit Bashkiak në Shijak Qazim Bici.

Sipas KQZ, pas verifikimit nga Prokuroria e Përgjithshme, Bici rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë 6 vjet burg në Itali për trafik droge në vitin 2001. Bici në vetë deklarimin e bërë nuk kishte treguar 3 emrat e tjerë si Ardian Harukaj, Gëzim Shala dhe Fabrizio Albartini që kishte përdorur për të bërë trafik.

ANËTARËT QË MORËN MANDAT

Këshilltar i bashkisë Belsh Erjon Qafa për PS

Këshilltar i bashkisë Shijak Mimoza Xhihani PS

Këshilltar i bashkisë Rrogozhinë Merlin Saraçi PD

Këshilltar i bashkisë Lezhë Elton Bilani PSD

Këshilltar i bashkisë  Lezhë Argert Përkola PSD

Këshilltar i bashkisë Lezhë Erin Gjoni PSD

Këshilltar i bashkisë Kurbin Hilmi Vuthaj PR

Këshilltar i bashkisë Sarandë Indi Rrapaj PAAK

Këshilltar i bashkisë Has Shefqet Dauti PS

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB