
LUSHNJË–Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Çukas të Lushnjës, ku një 18-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, pasi ka konsumuar fostoksinë. Mësohet se e reja i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e prindërve, ku dhe jetonte pasi ishte martuar. Konfliktet e vazhdueshme me bashkëshortin dyshohet se janë bërë shkak që e reja të marrë këtë akt ekstrem duke i dhënë fund jetës. Çifti kishin vetëm një muaj të martuar.
Burime bëjnë me dije se shkak është bërë xhelozia, pasi bashkëshorti e akuzonte se kishte lidhje me një tjetër. Familjarët e vetë viktimës nuk i dinë arsyet që e çuan vajzën të ndërmerte këtë akt.
Policia e Lushnjës ka bërë me dije se ka nisur procedimi penal për shtetasin E.D, bashkëshorti i 18-vjeçares. ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Entilo Drajci, 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë)’, thotë policia.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme./ZËRI/