Aktualitet

Grabitet exchange në Tiranë, 3 autorët shembin murin e ndërtesës dhe marrin 30 mijë lekë

Grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm

E.K
Grabitet exchange në Tiranë, 3 autorët shembin murin e
Foto ilustruese

TIRANË- Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Biznesi i grabitur ndodhet pranë zonës së Institutit në Tiranë, ku autorët e paskuar dyshohet se kanë marrë rreth 30 mijë lekë. 

Pronari i ‘exchange-t’ që ndodhet në rrugën “Kastriotët”, 59-vjeçari F.Gjoci, ka njoftuar policinë në mëngjes.

Autorët e maskuar kanë arritur të marrin vetëm paratë që ndodheshin në sirtarë dhe nuk kanë arritur të hapin kasafortën.

Burime bëjnë me dije për Zërin se autorët kanë arritur të shembin një pjesë të murit të ndërtesës dhe më pas kanë realizuar grabitjen.

Ata dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip BMW. Policia ka nisur hetimet me qëllim identifikimin e grabitësve, të cilët referuar kamerave të sigurisë, kanë qenë të maskuar.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Më datë 01.02.2024, gjatë natës, në Insitut Bujqësor, në rrugën “Kastriotët”, shtetas ende të paidentifkuar kanë dëmtuar murin e një subjekti për këmbimin valutor, në pronësi të shtetasit F. Gj., 59 vjeç, kanë marrë 30 000 lekë të rinj, dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB