
Foto ilustruese
VLORË- Një 34-vjeçar i identifikuar me inicialet B.K është vënë në prangat e Policisë së Vlorës këtë të premte pasi ka përndjekur një vajzë. Sipas bluve të qytetit bregdetar, 34-vjeçari ka përndjekur një 21-vjeçare dhe i ka hapur llogari në rrjetet sociale, duke përdorur të dhënat e saj. Dosja në ngarkim të tij i ka kaluar Prokurorisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë ndaluan shtetasin B. K., 33 vjeç, banues në Orikum, pasi ka bërë kallëzim një 21-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe ka hapur llogari në rrjetet sociale, me të dhënat e saj./ZËRI
Poll