Aktualitet

Turistët shtuan aksidentet, e hëna ‘dita e tersit’

Shkak kryesor për aksidentet vazhdon që të jetë sjellja e parregullt e shoferëve në timon, me 97 përqind të rasteve.

k.m.
Turistët shtuan aksidentet, e hëna ‘dita e tersit’
Foto ilustruese

TIRANË- Shoferët që udhëtojnë në rrugët e Shqipërisë vazhdojnë të jenë problematikë. Në muajin gusht 2023, në Shqipëri janë raportuar se kanë ndodhur 117 aksidente rrugore, me një rritje prej 7 përqind me muajin gusht 2022. Numri i të lënduarve, që përfshin të vrarë e të plagosur ishte 180 persona, nga të cilët 123 ishin meshkuj. Shkak kryesor për aksidentet vazhdon që të jetë sjellja e parregullt e shoferëve në timon, me 97 përqind të rasteve.

Më problematikët janë grup-mosha 24-44 vjeç. Mësohet se ka pasur rritje me 30 përqind për grup-moshën 35-44 vjeç, në raportin vjetor të përpiluar.

Turistët shtuan aksidentet, e hëna ‘dita e tersit’
Shifrat e INSTAT

Qyteti me më shumë aksidente gjatë gushtit ishte Tirana me 46, ndjekur nga Durrësi me 17 dhe Vlora me 14. Sipas ditëve të javës, numri më i lartë i aksidenteve ndodhi të hënën me 18 përqind, ndërsa më u ulët ditën e diel me 10.3 përqind. Orari më problematik është i mbrëmjes, nga ora 19:00-24:00 me 24 përqind të aksidenteve.

Turistët shtuan aksidentet, e hëna ‘dita e tersit’
Shifrat e INSTAT

Në tetëmujorin e 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente që kanë ndodhur gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2022. Numri i aksidenteve rrugore u ul me 3.1 përqind. Numri i të aksidentuarve është 1067 persona, nga 1123 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turistët shtuan aksidentet, e hëna ‘dita e tersit’
Shifrat e INSTAT

Ndërsa edhe sjellja e këmbësorit ka sjellë aksidente në 12.2 përqind të rasteve. Aksidentet si pasojë e sjelljes së këmbësorit janë ulur me 5.1 përqind./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB