Aktualitet

Tritol nga Kosova në Shqipëri/ Shpallet në kërkim ‘koka e grupit’ dhe një 25-vjeçare

Dy personat dyshohen se janë të përfshirë në grupin që trafikonte tritol nga Kosova

E.K
Tritol nga Kosova në Shqipëri/ Shpallet në kërkim
Dritero Azemi dhe Flaka Abdullahu

TIRANË- Policia e Tiranës, ka shpallur në kërkim Dritëro Azemin, nga Kosova, i cili dyshohet se është koka e një grupi kriminal që ka trafikuar drejt Shqipërisë 203 kallepë tritoli me peshë 46 kg në total. Azemi është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në datën 7 prill të vitit 2022 plagosi me armë zjarri në një lokal nate në periferi të Tiranës Shpëtim Metalian. Në lidhje me këtë ngjarje ai u akuzua për plagosje e rëndë me dashje, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve. Ndërkohë tashmë ai është në sërish në kërkim për trafik ndërkombëtar të armëve dhe eksplozivëve.

Ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe një 25-vjeçare nga Kosova, Flaka Abdullahu. Emrat e tyre dolën në skenë pas dëshmisë së 3 të arrestuarve Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku. Këta të fundit pranuan dhe zbërthyen me detaje në dëshminë e tyre mënyrën sesi kishin arritur që të fusnin në territorin e Shqipërisë 203 kallepët e tritolit, të ndara në dy valixhe dhe të futura në kartona lëngjesh frutash.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se këta persona kanë lidhje të forta me bandat kriminale në qytetin e Shkodrës. Për këtë kanë nisur hetimet përtë zbardhur disa ngjarje kriminale me tritol të shënuara gjatë koëheve të fundit në qytetin verior ku pikërisht dyshohet se 5 shtetasit nga Kosova janë të përfshirë.

Jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë ka dyshime se ky grup kriminal të jetë ata persona që kanë siguruar lëndët shpërthyer në disa atentate dhe ngjarje të tjera të rënda./ZËRI 

Poll

MOS HUMB