Aktualitet

Goditet rrjeti kriminal/ Sekuestrohen 46 kg eksplozivë, arrestohen 3 persona, 2 në kërkim (EMRAT)

Tritoli u shitej anëtarëve të grupeve kriminale në disa qyteteve të vendit.

f.t
Goditet rrjeti kriminal/ Sekuestrohen 46 kg eksplozivë, arrestohen 3
eksplozivi

TIRANË- Policia ka goditur një grup që merrej me trafik eksplozivësh. Mësohet se në pranga janë vendosur 3 persona dhe 2 prej tyre janë shpallur në kërkim. Në pranga janë vendosur Rigon Maliqi, Lion Pira, Shkëlqim Halabaku banues në Gjilan Kosovë.

Gjatë operacioni u sekuestruan 203  kallëpe tritol, sasi kjo, e cila dyshohej se do përdorej në ngjarje kriminale në Shqipëri. Trafikimi i lëndëve eksplozive mësohet se bëhej nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Tritoli u shitej anëtarëve të grupeve kriminale në disa qyteteve të vendit. Policia ka bërë kontrolle në Kamzë dhe në një godinë në Bathore.

Goditet rrjeti kriminal/ Sekuestrohen 46 kg eksplozivë, arrestohen 3
TRITOLI DHE TELEFONAT E SEKUESTRUAR
Goditet rrjeti kriminal/ Sekuestrohen 46 kg eksplozivë, arrestohen 3
TRITOLI I SEKUESTRUAR

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj në një konferencë për shtyp, ka dhënë detaje mbi kapjen e sasisë eksploziv nga Kosova në Tiranë.

“Armë dhe lëndë eksplozive në drejtim nga Kosova në Shqipëri. Në orën e Gjoles u arrestuan tre persona, Rigon Maliqi, Lion Pira, Shkëlqim Halabaku banues në Gjilan Kosovë. U shpallën në kërkim edhe dy persona të tjerë me shtetësi kosovare. 203 kallëpe tritol me peshë 46 kilogram e destinuar të përdorej nga grupe të ndryshme kriminale. Sekuestrohen edhe 3 celularë dhe një automjet”, -tha ai.

Njoftimi i policisë:

Gjatë këtyre 2 operacioneve u godit një rast i trafikimit të lëndëve eksplozive, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive, si dhe u dokumentua me prova ligjore, ngjarja e ndodhur në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku iu vendos lëndë plasëse një zyre noteriale. Për të dyja rastet, autorët janë vënë në pranga.  
 
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Tiranë, pas një pune hetimore 4-mujore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit, bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.     
   
Si rezultat i mirorganizmit të punës në kuadër të operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:   
 
Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan. 

Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.  

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.   
Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet.  

/ZËRI

Poll

MOS HUMB