Aktualitet

Qëlloi një grua në Peshkopi dhe u arratis/ Pakujdesia në hotel 'fundos' 29-vjeçarin

29-vjeçari ishte arratisur nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes në fjalë. Por arratia e tij mori fund më datë 4 Shkurt, në një hotel të Campodarsego, ku kishte shkuar për të kaluar natën.

k.m.
Qëlloi një grua në Peshkopi dhe u arratis/ Pakujdesia në
Foto ilustrueser

ITALI- Një 29-vjeçar me origjinë nga Shqipëria u kap dhe u arrestua në Campodarsego pasi tentoi të vriste një grua, më 22 nëntor 2023 në Peshkopi. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 29-vjeçari ishte arratisur nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes në fjalë. Por arratia e tij mori fund më datë 4 Shkurt, në një hotel të Campodarsego, ku kishte shkuar për të kaluar natën.

Sapo ai regjistroi të dhënat e tij në hotel, alarmi është aktivizuar menjëherë tek Policia, e cila tashmë kishte dijeni për të arratisurin për të cilin kishte urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Autoriteti Gjyqësor Shqiptar. Brenda pak minutash një patrullë u shfaq në ambientet e akomodimit, ku 29-vjeçari nuk bëri asnjë rezistencë. I shoqëruar në kazermë për procedimin ritual, më pas u dërgua në burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB