Aktualitet

Vrasja e Liridonës/ Dëshmia e një prej të akuzuarve: Naimi më premtoi se do më nxirrte nga burgu

Sipas avokatit Naim Murseli është duke fshehur persona të tjerë që mund të jenë shtysë në këtë vrasje.

f.t
Vrasja e Liridonës/ Dëshmia e një prej të akuzuarve: Naimi
LIRIDONA ADEMAJ DHE NAIM MURSELI

KOSOVË- Teksa hetimet vazhdojnë për vrasjen e Liridona Murselit, detaje të reja janë zbardhur nga dëshmitë e e të akuzuarve. Në një deklaratë të një prej të përfshirëve në vrasje, thuhet se Naimi i ka garantuar që edhe nëse zbulohet nga policia, ai njeh njerëz të fuqishëm që mund ta nxjerrin lehtë nga burgu.

Sipas avokatit nga Kosova Tom Gashi, ka të përfshirë në këtë vrasje dhe njerëz të tjerë. Sipas avokatit Naim Murseli është duke fshehur persona të tjerë që mund të jenë shtysë në këtë vrasje, ai e ka kuptuar që me këtë vrasje, nuk ka asnjë person në rruzullon tokës që mund ta mbrojë, e le më personat e tjerë.

Tom Gashi: Ata mendojnë dhe besojnë që me ndryshimin e deklaratave mund t’ja lehtësojnë vetes këtë pozicion që kanë, në këtë çështje kaq të rëndë penale dhe pozicioni i tyre është mjaft i rëndë. Provat kryesore lidhin porositësin e vrasjes, që fatkeqësisht është bashkëshorti i saj dhe që vrasja duket që është kryer në prezencë të tij dhe të fëmijëve. Naim Murseli e ka planifikuar vrasjen që para një viti dhe është jashtëzakonisht e trishtueshme dhe e rëndë, që dikush të ketë një tru të tillë kriminel që të realizojë një vrasje të asaj që ka dy fëmijë dhe që ka qenë i martuar për 12 vite.

Motivi ndoshta nuk do bëhet asnjëherë publik sepse Naim Murseli e di që nëse bëhet publike motivi, ndoshta mund të përfshijë dhe persona të tjerë. Nëse Naim Murseli është duke fshehur persona të tjerë që mund të jenë shtysë në këtë vrasje, ai e ka kuptuar që me këtë vrasje, nuk ka asnjë person në rruzullon tokës që mund ta mbrojë, e le më personat e tjerë. Këto deklarime kanë dalë nga ekzekutori se Naimi i ka thënë që nëse zbulohesh që ai është vrasësi, ai ka lidhje me persona të fuqishëm dhe që fare lehtë mund ta nxjerrë nga burgu. Janë thënë që telefonat e tyre nuk janë gjetur. Ne e dimë si në Kosovë, si në çdo vend tjetër në momentin e parë që ka vrasje të tilla, atë pjesë kryesore janë edhe telefonat. Sepse telefonat mund të zbulojnë shumë gjëra, por është e çuditshme që as telefoni i Liridonës as i Naimit nuk janë gjetur.

Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën mbrëmjen e 29 nëntorit. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Granit Plava. Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën. Arsyeja mbetet ende mister. Varianti i parë është ai i parave të sigurimit të jetës që mund të përfitonte Murseli në rast se të shoqes i ndodhte një fatkeqësi, ndërsa i dyti, fakti që Liridona mund të kishte dijeni për një sekret të errët të të shoqit./ZËRI

Poll

MOS HUMB