
ITALI- Një shqiptar është vendosur në pranga në Itali, pasi është kapur me drogë në banesën e tij. Sipas mediave italiane, Policia gjeti dhe sekuestroi në një shtëpi në Vigevano 27 kg lëndë narkotike; 22 kg hashash të ndarë në 122 pako të vogla dhe 5 kg kokainë. Pakot e kokainës kishin të stampuar imazhin e aktorit "Al Pacino", në rolin e tij si Tony Montana nga filmi “Scarface”.
Qeset me drogë ishin vendosur në vende të ndryshme në shtëpinë e shqiptarit. Por si u zbulua shqiptari? Gjatë patrullimeve në Xhenova, kishin pikasur tek shqiptari një sjellje të dyshimtë dhe e ndoqën atë deri në shtëpi.
Pasi u futën edhe vetë brenda në banesë gjetën drogën dhe 7 mijë euro në "cash", që dyshohet se ishin të ardhura nga trafiku i drogës./ZËRI