Aktualitet

Matura Shtetërore 2025, publikohen edhe notat e provimeve me zgjedhje

Kalueshmëria për këtë provim është 98.61% ndërsa nota mesatare është 7.72.

k.m.
Matura Shtetërore 2025, publikohen edhe notat e provimeve me zgjedhje
Foto ilustruese

TIRANË- Dalin notat e provimeve me zgjedhje për të gjithë maturantët në vend. Notat janë publikuar në sistemin digjital të "Portali Studentor". Në këtë faqe, kanë dalë rezultatët e 25 872 maturantëve. Sipas të dhënave të publikuara, 360 maturantë kanë marrë notën 4.00 dhe kanë ngelur, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.61% ndërsa nota mesatare është 7.72.

Matura Shtetërore 2025, publikohen edhe notat e provimeve me zgjedhje

Brenda disa minutash do të publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit.

Çfarë rëndësie kanë notat e provimeve të Maturës 2025?

Notat e provimeve të Maturës në provimin e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematikës si edhe lëndëve me zgjedhje janë nota që sëbashku formojnë një mesatare të plotë që i bashkangjitet mesatares së tre viteve të gjimnazit. Disa universitete llogarisin 50% të pikëve të provimeve./ZËRI

PËR REZULTATET E PROVIMEVE (KLIKO KËTU)

Poll

MOS HUMB