Aktualitet

Pas murtajës së bagëtive, shfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen 2 familje

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata nuk është alarmante pasi të dyja familjet janë izoluar dhe kanë asgjësuar kafshët shtëpiake të infektuara me virusin Brucella.

k.m.
Pas murtajës së bagëtive, shfaqet sëmundja e Brucelozës
Foto ilustruese

DIBËR- Sëmundja e brucelozës është shfaqur në Dibër. Si pasojë, dy familje janë izoluar në njësitë Administrative Kastriot dhe Muhurr në Bashkinë Dibër. Lidhur me sëmundjen, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata nuk është alarmante pasi të dyja familjet janë izoluar dhe kanë asgjësuar kafshët shtëpiake të infektuara me virusin Brucella. Po sipas Shehut, anëtarët e familjes dhe të gjithë personat e tjerë që kanë pasur kontakt me ta janë izoluar dhe ka nisur kurimi i tyre. 

Nga ana tjetër, Anisa Xhika, drejtoresha e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, u shpreh se nuk ka asgjë shqetësuese. 

Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga konsumimi i qumështit të pasterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë me sekrecionet e tyre. Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja, ethe, të dridhura, djersitje me erë të keqe, lodhje, gjendje e keqe shëndetësore në përgjithësi, humbje oreksi, dhimbje në muskuj dhe kyçe, dhimbje koke, diarre ose kapsllëk dhe të vjella./ZËRI

Poll

MOS HUMB