Aktualitet

Bilanci-Policia shton masat, 42 shoferë të arrestuar dhe proceduar në një javë, bllokohen 28 makina

Policia bën më dije se do të ketë në vijimësi masa të shtuara në rrugë për të shmangur aksidentet rrugore

F.I
Bilanci-Policia shton masat, 42 shoferë të arrestuar dhe proceduar
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar masat gjatë sezonit veror, teksa fluksi i mjeteve është në rritje. Të paktën 42 shoferë u arrestuan dhe proceduan gjatë javës së fundit dhe 28 makina u bllokuan për shkelje të ndryshme rrugore.

Policia bën më dije se do të ketë në vijimësi masa të shtuara në rrugë për të shmangur aksidentet rrugore dhe ndëshkuar drejtuesit kundravajtës. Blutë njoftojnë se në fokus të kontrolleve janë parkimet e gabuara, shtetasit që drejtojnë motomjete, pa kaskë mbrojtëse, konstatimi i drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit, e tij.

Njoftimi i policisë:

Prani e shtuar shërbimesh dhe mjete bashkëkohore, 24/7, në terren, për të parandaluar aksidentet, ndëshkuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor dhe menaxhuar trafikun.

Në fokus të kontrolleve:
Parkimet e gabuara që pengojnë qarkullimin në korsitë e biçikletave apo të mjeteve ndihmëse;
Lëvizja jashtë korsive të dedikuara, me patina elektrike;
Shtetasit që drejtojnë motomjete, pa kaskë mbrojtëse;
Konstatimi i drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit;
Konstatimi i mosrespektimit të sinjalistikës rrugore.

Si rezultat i monitorimit të pandërprerë, gjatë javës së fundit:
42 drejtues automjetesh të arrestuar/proceduar;

28 automjete të bllokuara për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor! Ato janë në funksion të jetës suaj dhe të të tjerëve.

Bashkëpunoni me Policinë Rrugore, duke denoncuar çdo rast të rrezikshëm, përmes kanaleve zyrtare.

Poll

MOS HUMB