Aktualitet

Shqiptari me 50 dënime nuk do të dëbohet nga Britania e Madhe, gjyqtari: S'ka bërë krime ekstreme!

Për veprat e tij kriminale, Zenel Beshi kishte vuajtur 6 vite burg në Itali për grabitje, por këto dënime i kishte fshehur kur kishte mbërritur në Britani. 

k.m.
Shqiptari me 50 dënime nuk do të dëbohet nga Britania e Madhe,
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një shqiptar me pothuajse 50 dënime është lejuar të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar pasi një gjyqtar vendosi se krimet e tij nuk ishin mjaftueshëm “ekstreme”. Për veprat e tij kriminale, Zenel Beshi kishte vuajtur 6 vite burg në Itali për grabitje, por këto dënime i kishte fshehur kur kishte mbërritur në Britani. 

Në përballjen e tij për të qëndruar në Britani, Gjykata vendosi se krimet e Beshit nuk ishin "shumë ekstreme" dhe e lejoi që të qëndronte në vendin ishullor. Por vendimi u pasua me kritika. Chris Philp, sekretari i brendshëm në hije, e akuzoi gjyqtarin se ishte “jashtë kontaktit me realitetin”, pasi shqiptari ishte “qartësisht një rrezik për publikun britanik”.

“Është koha që këta gjyqtarë të fillojnë të japin përparësi mbrojtjes së qytetarëve britanikë në vend që të zbatojnë ligjin në vend të kriminelëve të huaj. Shtetasit e huaj që kanë kryer vepra penale në Mbretërinë e Bashkuar ose gjetkë duhet të kthehen të gjithë në vendin e tyre të origjinës – pa “nëse”, pa “por”. Ka ardhur koha që të drejtat tona njerëzore për t'u mbrojtur nga kriminelët e rrezikshëm të respektohen. Nëse bëhem ministër i brendshëm, kjo do të ndryshojë,"-tha Philp.

Beshi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në gusht 2020, 3 vite pasi u dënua në Torino të Italisë me 6 vite heqje lirie për grabitje, pasi ndaj tij ishin mbledhur 44 raste të vjedhjeve në banesa. Në shtator të atij viti, ai aplikoi për një kartë qëndrimi në Zonën Ekonomike Evropiane (EEA) si bashkëshorti i një shtetasi të Bashkimit Europian.

Kërkesa e tij u refuzua fillimisht sepse ai nuk kishte paraqitur prova se partnerja e tij kishte të drejta sipas Traktatit të BE-së, por pasi ai apeloi vendimin, iu dha një kartë qëndrimi. Ndërsa priste rezultatin e apelit të tij, Beshi aplikoi për leje qëndrimi sipas Skemës së Vendosjes së BE-së, por më vonë u zbuluar se e kishte fshehur të shkuarën e tij./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB