Aktualitet

Byroja e Imigracionit në Filipine: Po rritet numri i punëtorëve që trafikohen drejt Shqipërisë

Ata pretenduan se ishin turistë, por më vonë pranuan se u ishte premtuar punë në Shqipëri si mirëmbajtës, punëtor fabrike dhe kamerier

F.I
Byroja e Imigracionit në Filipine: Po rritet numri i punëtorëve
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Byroja e Imigracionit (BI) shprehu shqetësim të thellë për numrin në rritje të filipinasve që trafikohen në Shqipëri. BI raporton se më 28 qershor të vitit të kaluar tre filipinas u ndaluan nga oficerët e imigracionit në Terminalin 3 të Aeroportit Ndërkombëtar Ninoy Aquino (NAIA) dhe u penguan të hipnin në fluturimin e tyre për në Malajzi.

Ata pretenduan se ishin turistë, por më vonë pranuan se u ishte premtuar punë në Shqipëri si mirëmbajtës, punëtor fabrike dhe kamerier. Tre filipinasit e përgjuar pretenduan se kishin paguar midis 34,000 dhe 74,000 rupi rekrutuesve që kishin kontaktuar përmes Facebook Messenger.

Pas dërgimit të pagesave, BI tha se rekrutuesit e dyshuar i bllokuan tre filipinasit në internet dhe nuk ju dhanë udhëzime të mëtejshme ose dokumentacion të vlefshëm.

“Tani po shohim një rritje të dukshme të largimeve të paligjshme me destinacion Shqipërinë dhe këto nuk janë raste të izoluara”, tha në një deklaratë Komisioneri i BI-së, Joel Anthony M. Viado.

Në Shqipëri punojnë tani për tani më shumë se 9 mijë të huaj, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi më i lartë për të punuar në Shqipëri është i shtetasve nga Turqia, Bangladeshi, India dhe Nepali./ZËRI

Poll

MOS HUMB