Aktualitet

Tjetërsimi i pronave/ Kërkuan lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Brahjas

Ata kërkonin shfuqizimin të vendimit të Gjykatës së Apelit të tetorit 2025 që la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për ta.

I.F
Tjetërsimi i pronave/ Kërkuan lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë
Rrumi i Shijakut

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja (vëllai i Rrumit të Shijakut). Ata kërkonin shfuqizimin të vendimit të Gjykatës së Apelit të tetorit 2025 që la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për ta.

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën "arrest me burg" në mungesë për Aleksandër Llahon, i njohur ndryshe si "Rrumi". E njëjta masë sigurie është konfirmuar edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça dhe për Vlash Brahja, të cilët janë të dyshuar për tjetërsim tokash në zonën e Gjirit të Lalzit.

Gjatë një operacioni mëngjesin e 2 tetorit, të zhvilluar nga SPAK dhe BKH, u lëshuarn 9 urdhërarreste për anëtarët e dy grupeve kriminale nga Shijaku, të cilët akuzohen për vrasje për hakmarrje dhe tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha toke në zonën bregdetare të Durrësit, në Gjirin e Lalzit. Mes tyre, edhe për Aleksandër Lahon allias Rrumi i Shijakut, të cilit iu sekuestruan edhe pasuri të përfitura përmes dokumenteve të falsifikuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB