Aktualitet

“Ti e shave Fabio Dushkun?!”, pamje të rënda nga dhunimi i një të riu, masakrohet nga një grup djemsh

Konflikti dyshohet se ka nisur në rrjetet sociale

E.K
“Ti e shave Fabio Dushkun?!”, pamje të rënda nga dhunimi i
momenti i dhunes

TIRANË- Janë rikthyer skenat e dhunës që nisin nga debatet në rrjetet sociale. Në pamjet e mëposhtme që janë publikuar nga JOQ, shihet se si një i ri dhunohet nga një grup personash.

Shkak janë bërë debatet e nisura në Tik Tok, ndërkohë që në video dëgjohet teksa dhunuesit shprehen “Ti e shave Fabio Dushkun?”.

Nuk dihet nëse pamjet janë realizuar në Shqipëri apo jashtë vendit, ndërkohë që Dushku është një i dënuar shqiptar në burgjet greke, i cili gëzon një popullaritet shumë të madh në rrjetet sociale.

Edhe pse në qeli, ai realizon lidhje live nga burgu, e madje porosit krime të ndryshme, përfshirë dhunimin apo rrëmbimin, e njerëzve që flasin kundër tij.

Poll

MOS HUMB