
PRISHTINË- UEFA ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me ndeshjes mes kombëtares së Kosovës dhe Rumanisë, që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Bukuresht. Ndeshja u ndërpre në minutën e 95-të me rezultatin 0-0, për shkak të koreve raciste që u thanë në stadium nga tifozët rumunë. UEFA tha se ndeshja është ndërprerë dhe informacionet e mëtejshme do të komunikohen në kohën e duhur.
“Është ndërprerë ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës. UEFA do të komunikojë informacione të mëtejshme në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Në minutën e 95-të, “Dardanët” u tërhoqën nga fusha e blertë, pasi tifozët rumunë po thërrisnin nga tribuna “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi”.
Kapiteni i kombëtarës së Kosovës Amir Rrahmani vendosi të ndërpresë përfundimisht sfidë, gjë që “zgjoi” zemërimin e tifozëve, të cilët filluan të hidhnin sende në fushën e blertë. Ndërsa përsa i përket vendimit për të ndërprerë ndeshjen, Rrahmani tha se të gjithë duhet të dinë se Kosova është Kosovë ose është Shqipëri. Ai tha se edhe pse ata iu kërkuan arbitrit të merrte masa, ai nuk i dëgjoi dhe për këtë arsye ata e ndaluan lojën.
Në minutën e 93-të Rrahmani u përfshi në një sherr me një nga lojtarët rumunë, arsyeja ende nuk është bërë e ditur, por kjo zgjoi edhe më keq reagimin e tifozëve vendas, të cilët filluan të gjithë të bënin thirrje raciste. Megjithatë në momentin e tërheqsjes së “Dardanëve” nga fusha e blertë, Mërgim Vojvoda iu përgjigj thirrjeve raciste të huliganëve rumunaë duke u bërë shqiponjën e flamurit kuqezi.
UEFA kishte paralajmëruar Fedetarën Rumune që do të përballej me pasoja nëse tifozët, të cilët kanë bërë edhe më parë thirrje raciste, do të përsëritnin këto sjellje. Edhe pse për një orë drejtuesit u përpoqen të rikthejnë skuadrën kombëtare të Kosovës në fushë, kjo nuk ndodhi, ndërsa tashmë i përket UEFA-s të vendosë për këtë sfidë. /ZËRI