Aktualitet

Detaje të reja nga operacioni i antidrogës, grupi kriminal ndryshonte vazhdimisht bazat, çfarë gjeti Policia

Deri më tani raportohet se janë arrestuar 5 persona në një lokal në Vishnjë, mes tyre një person nga Venezuela, por po vijon operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë dhe nuk është konfirmuar ende zyrtarisht sesa persona janë arrestuar.

I.F
Detaje të reja nga operacioni i antidrogës, grupi kriminal ndryshonte
Pamje nga operacioni i policisë

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i antidrogës nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme. Sipas “News24”, janë kryer kontrolle në një vilë në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, aktualisht ende po vijojnë kontrollet.

Po ashtu në një laborator droge të gjetur në Qerekë të Krujës, janë sekuestruar 2 kg kokainë dhe përzierës. Deri më tani raportohet se janë arrestuar 7 persona në një lokal në Vishnjë, mes tyre një person nga Venezuela, por po vijon operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë dhe nuk është konfirmuar ende zyrtarisht sesa persona janë arrestuar.

Po ashtu kontrolle janë ushtruar në Shkozet, Vorë, Kavajë, Qerekë pritet të rritet numri i të arrestuarve të përfshirë në trafik droge. Mësohet se hetimet kanë nisur para disa muajve nga SPAK dhe autoritetet spanjolle, ndërsa Policia e Shtetit ka pasur rolin e ekzekutimit të masave të sigurisë dhe kontrolleve. Grupi kriminal i ndryshonte vazhdimisht bazat e aktivitetit të paligjshëm, por ato kryesoret janë në Qerekë dhe Kodra e Diellit. Policia dhe SPAK ende nuk e kanë dhënë një deklaratë zyrtare, gjë që pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme. /ZËRI

Poll

MOS HUMB