Aktualitet

VIDEO/ Pamjet nga aksioni, momenti kur Policia e Shtetit mësyn tek Kodra e Diellit

Mësohet se janë ushtruar kontrolle edhe me qen. 

F.m
VIDEO/ Pamjet nga aksioni, momenti kur Policia e Shtetit mësyn tek Kodra e
Policia tek Kodra e Diellit

TIRANË- Këto janë pamjet që tregojnë momentin kur Policia e Shtetit ka zbarkuar për kontroll në rezidencën Kodra e Diellit. Mjetet futen njëra pas tjetrës për të ekzekutuar urdhër arrestet e lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Mësohet se janë ushtruar kontrolle edhe me qen. 

Operacioni ka nisur mbrëmjen e sotme. Nga ana tjetër, është raportuar gjithashtu se është zbuluar edhe një laborator droge në Qerekë të Krujës. Deri më tani raportohet se janë vënë në pranga disa persona dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine. Të arrestuarit i përkasin një grupi kriminal që operon në tregun e shitjes së kokainës. Ky grup bashkëpunonte dhe furnizohej nga ‘aleatët’ e huaj me kokainë. ende nuk dihet numri i të arrestuarve apo identitetet e tyre.

Poll

MOS HUMB