
HIMARË- Një 24 vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia në Himarë, pasi theu masën e sigurisë.
Jorgo Zhidro u arrestua nga policia në Livadh, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar të riut masën e sigurisë "Arrest në Shtëpi", i cili e theu dhe po qarkullonte i armatosur me makinë.
Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë Beretta dhe 1 krehër.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Strike 20", në kuadër të të cilit u bë kapja në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Livadhit” dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- J. Zh., 24 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë Beretta dhe 1 krehër.
Në vijim të verifikimeve ka rezultuar se shtetasi J. Zh. ka thyer masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi” për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vetëgjyqësia”", njofton policia.
/ZËRI/