Aktualitet

Tentoi të vriste 16-vjeçarin në Kamëz, arrestohet autori (EMRI-FOTO)

I plagosuri është ende në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Shkaku i ngjarjes është raportuar si konflikt çasti për motive të dobëta.

F.m
Tentoi të vriste 16-vjeçarin në Kamëz, arrestohet autori
Armir Hasa

TIRANË- Armir Hasa, 18 vjeç dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të dy banues në Kamëz, janë vënë në pranga dy ditë pasi tentuan të vrisnin një adoleshent, të cilin e qëlluan me armë zjarri duke e lënë të plagosur. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjithashtu është sekuatruar dhe makina më të cilën të dy personat janë larguar pasi janë konfliktuar me 16-vjeçarin. Sherri ndodhi më datë 18 tetor rreth orës 16:10, në rrugën “OSBE”, Kamëz. I plagosuri është ende në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Shkaku i ngjarjes është raportuar si konflikt çasti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë Tiranë: Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar "Catch". Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që u shpall në kërkim 2 ditë më parë, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një 16-vjeçar. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas tjetër, bashkëpunëtor i 18-vjeçarit, në këtë ngjarje.    Sekuestrohet automjeti që 2 autorët e dyshuar kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 18.10.2023, rreth orës 16:10, në rrugën “OSBE”, Kamëz, ku u tentua të vritej me armë zjarri një 16-vjeçar, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Catch".   

Si rezultat i këtij operacioni i bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: A. H., 18 vjeç dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të dy banues në Kamëz. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, më datë 18.10.2023, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB