
TIRANË- Prokuroria ka nisur hetimet për prostitucion në një hotel në zonën e Astirit në Tiranë, pasi në rrjetet sociale u publikua videoja e një gruaje që flet për paratë që i kishte marrë një klienti. Në njoftimin zyrtar thuhet se 40-vjeçarja është proceduar penalisht bashkë me ish-punonjësin e hotelit në rrugën ‘Teodor Keko’.
Çfarë përmbante videoja?
Gruaja, në dukje bionte dëgjohet teksa bisedon me punonjësin e hotelit dhe shpjegon preferencat e klientit me të cilin sapo kishte qenë në një dhomë. Si duket, klienti kishte harruar të paguante dhe punonjësi i tregon gruas se e kishte ndaluar në momentin që kishte dashur të largohej nga hoteli.
“Desh iku ai, i thashë, hajde këtu ere, 15 mijë lekë bën,”- dëgjohet të thotë ai.
“S’e ka ditur i shkreti…them unë se tani se di. Donte të më q*** në b***. Po kur më kapi flokët dhe b***,”- shton gruaja më tej.
Videoja:
View this post on Instagram
Njoftimi:
Në lidhje me një rast të transmetuar ditën e djeshme, në portalin “JOQ”, që bën fjalë për një rast prostitucioni, në një hotel në Tiranë, ju bëjmë me dije se: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. B., 40 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”;
-T. S., 47 vjeç, ish-punonjës në hotelin ku dyshohet se ushtrohej prostitucion, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.