Aktualitet

Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga furgoni, shoqja: Ishte grindur me burrin

Shoqja e viktimës ka treguar se këtë mëngjes 55-vjeçarja është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike

E.K
Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga furgoni, shoqja: Ishte grindur me
Trupi i pajete i gruas ne rruge

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Elbasan, ku një grua është hedhur nga një furgon në ecje, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar si Merushe Gjuzi 55 vjeçe nga Rrogozhina, e cila i ka dhënë fund jetës, pas një sherri që dyshohet se ka ndodhur me bashkëshortin e saj.

Policia ka marrë në pyetje drejtuesin dhe pasagjerët e furgonit, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Një prej shoqeve që ka udhëtuar në furgon së bashku me viktimës, është shprehur se Gjuzi këtë mëngjes ka qenë në gjendje jo të mirë psikologjike, duke rrëfyer se ishte zënë me bashkëshortin e saj.

“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit ka deklaruar shoqja e saj, por këtë mëngjes, Gjuzi deshi të ulej pas dhe u ul vetëm”, mësohet se ka thënë ajo, ndërkohë që policia pritet që të marrë në pyetje dhe familjarët e viktimës./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB