
Foto nga protesta te tjera te mbajtura pro Palestines
TIRANË- Forumi Musliman i Shqipërisë do të organizojë sot një tubim në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez. Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës si dhe do të dënohen krimet dhe masakrat të bëra ndaj popullsisë civile.
Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente.
Forumi Musliman i bën thirrje të gjithë popullit shqiptar të jenë të pranishëm në këtë tubim, ndërkohë që protesta të tilla janë mbajtur më herët në të gjithë botën arabe. Tubimi do të nisë këtë të premte në orën 16:30, në sheshin Skënderbej./Zëri.ai

Thirrja per tubimin
Poll