Aktualitet

Policia e raportoi vdekje natyrale! Kush është 70-vjeçari që u vra nga fqinji në Shkodër

Sherri mes fqinjve ka përfunduar në vrasjen e njërit prej tyre në qytetin e Shkodrës

E.K
Policia e raportoi vdekje natyrale! Kush është 70-vjeçari
Musa Bajraktari

SHKODËR- Një vrasje me sëpatë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku pas një sherri mes fqinjëve, njëri prej tyre është lënë i vdekur pasi u qëllua me sëpatë. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se Xhemal Zeqiri ka qëlluar më sëpatë Musa Bajraktarin, i cili u gjet në kanal nga familjarët e tij.

Vdekja e Bajraktarit fillimisht u raportua si aksidentale nga ana e policisë Shkodër, por pas kqyrjes së trupit të viktimës 70-vjeçar, është kontatuar plaga nga goditja me sëpatë. Policia ka vënë në pranga autorin, dhe vijon hetimet për ngjarjen e rëndë.

“Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, njoftoi dje policia e Shkodrës.

Policia raporton sot se nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sakicë), në kokë 70-vjeçarin, i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.

Autori, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, do të hetohet për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë folur edhe fqinjët e viktimës dhe autorit, të cilët shprehen të tronditur nga vrasja e 70-vjeçarit, teksa thonë se nuk kishin dëgjuar më parë për probleme mes tyre, ndërsa e cilësojnë viktimën si një njeri të qetë dhe familjar./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB