
TIRANË-Të shtëna me armë zjarri u raportuan pasditen e sotme në Rrugën e Elbasanit në Tiranë. Një konflikt i çastit mes dy fqinjëve me motive pronësie ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit me 1 të plagosur. Dyshohet se si pasojë e të shtënave është plagosur Xhevahir Kolavari.
Pas një konflikti verbal mes Xhevahir Kolaverit dhe Amarildo Kamberit, ky i fundit ka marrë armën e zjarrit duke plagosur në këmbë 47-vjeçarin. Raportohet se Kolavari ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve. Poicia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë ne zonë dhe janë marrë në pyetje familjarët e dy fqinjëve, të cilët kanë mohuar se Kolaveri dhe Kmaberi kanë patur konflikt të mëparshëm./ZËRI