Aktualitet

Një ditë më parë e dhunoi! 51-vjeçari ‘nuk i del e keqja’ qëllon me armë drejt banesës së kunatit

Shkak dyshohet një konflik familjare me vëllanë e gruas

F.I
Një ditë më parë e dhunoi! 51-vjeçari ‘nuk i
FOTO ILUSTRUESE

MIRDITË-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Luan Vukaj, 51 vjeç ka qëlluar me armë zjarri drejt banesës së ish-kunatit të tij, 30-vjeçar. Shkak dyshohet një konflik familjare me vëllanë e gruas, pasi një ditë më parë Vukaj raportohet se kishte dhunuar 30-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë drejt banesës së një 30-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Rreth orës 02:30 të datës 20.06.2025, shtetasi E. Ç., 30 vjeç, njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi L. V., 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit E. Ç., vëllai i ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar.

Shtetasi L. V. ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB