Aktualitet

DETAJE- Plumbat në lokalin në Fushë Krujë, djali i pronarit po flinte nga krahu që u sulmua, autorët qëlluan nga kodra

Mandi Voga dhe pjesa tjetër e familjes po flinin në dhomat, në anën e pasme të hotelit.

F.I
DETAJE- Plumbat në lokalin në Fushë Krujë, djali i pronarit
pamje nga vendngjarja

FUSH-KRUJË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në fshatin Krastë të Fushë Krujës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli dhe lokali, në pronësi të Mondi Vogës, që rezulton të ketë qenë shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Autorët dyshohet të kenë qenë dy dhe mësohet se kanë qëlluar me kallash nga kodra përballë lokalit dhe hotelit. Raportohet se në një nga dhomat e hotelit përballë rrugës, ku breshëria e plumbave kapi katin e parë ku ndodhet restoranti dhe katin e dytë, po flinte gjumë djali i pronarit. Ndërsa Mandi Voga dhe pjesa tjetër e familjes po flinin në dhomat, në anën e pasme të hotelit.

Në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa ende nuk dihen autorët e ngjarjes, apo arsyet e sulmit ndaj biznesit të Mandi Vogës, njeri me precedentë penalë./ZËRI

Poll

MOS HUMB