Aktualitet

Drogë në ish-Bllok! Goditet grupi me 42 anëtarë, 25 në pranga- Në krye 3 vëllezër (DETAJE)

Në krye të grupit qëndronin dy vëllezërit Durim dhe Artur Gurzi, të cilët së bashku me vëllain e 3 të shpallur në kërkim siguronin kokainën dhe ndanin rolet e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal.

F.I
Drogë në ish-Bllok! Goditet grupi me 42 anëtarë, 25 në
Artur dhe Durim Gurzi

TIRANË-Goditet organizata e trafikut dhe shitjes së drogave të forta në Tiranë, kryesisht zona e ish-Bllokut. Policia e Tiranës, Antidroga dhe Prokuroria në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”Gjatë aksionit të koduar "Blloku 33", kanë identifikuar 42 persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre,  masa e sigurisë “Arrest në burg” për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas.

Konkretisht në pranga janë vendosur: Arnold Hida, Durim Gurzi, Artur Gurzi, Elvis Sejdo, Julian Bushati, Adnan Hida, Sabian Jashari, Mario Avdiaj, Geraldo Kovaçi, Albert Shushku, Emrah Mustafaj, Xhoana Rustemi (Hasani), Vladimir Qerimi, Myzafer Xhanari, Albi Shehu, Ledio Dervishi, Juljan Rabushja, Elisard Rrustaj, Kledi Sinani, Bledar Duka, Kevin Troplini, Samuel Demiri, Ardit Dervishi, Faik Kurti, (me masë sigurie arrest shtëpie) dhe Ledin Kazanxhi.

Në krye të grupit qëndronin dy vëllezërit Durim dhe Artur Gurzi, të cilët së bashku me vëllain e 3 të shpallur në kërkim siguronin kokainën dhe ndanin rolet e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal. Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në zonën e bllokut në lokale të cilat frekuentoheshin nga persona VIP, në pranga kanë rënë edhe punonjës lokalesh, kryesisht kamarier, banakjer, e menaxherë. Gjatë kësaj aksionit u sekuestruan të paktën 2 kg kokainë dhe rreth gjysmë kg heroinë, ndërsa më parë organizatës i ishin kapur edhe 85 kg hashash.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”.

Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 shtetas, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas).

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 8 shtetasve të tjerë.

Sekuestrohen 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 9 shtetas dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blloku 33”, për goditjen e disa grupeve kriminale që shitnin doza kokaine dhe heroine, në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut.

Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë:
-“Arrest në burg”, për shtetasit A. H., 31 vjeç, D. G., 46 vjeç, A. G., 41 vjeç, E. S., 23 vjeç, J. B., 43 vjeç, A. H., 22 vjeç, S. J., 23 vjeç, M. A., 35 vjeç, G. K., 24 vjeç, A. Sh., 36 vjeç, E. M., 29 vjeç., Xh. R.(H)., 30 vjeçe, V. Q., 53 vjeç, M. Xh., 24 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, L. D., 21 vjeç, J. R., 30 vjeç, E. Rr., 30 vjeç, K. S., 22 vjeç, B. D., 35 vjeç., K. T., 21 vjeç, S. D., 19 vjeç, A. D., 28 vjeç dhe L. K., 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë;

-“Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB