Aktualitet

Vrasjet e Laert Haxhisë në Greqi/ Artan Tafani: Dikenc Halili u vra për një vajzë

Artan Tafani ka treguar se Laert Haxhiu ka pasur në telefonin e tij videon e vrasjes së babait të 2 fëmijëve, Halilit.

k.m.
Vrasjet e Laert Haxhisë në Greqi/ Artan Tafani: Dikenc Halili u vra
Laert Haxhiu, Lulzim Qorri dhe Dikenc Halili

GREQI- Vrasjet e Laert Haxhiut nuk ishin të "mbyllura" brenda për brenda territorit të Shqipërisë. Në Greqi, dyshohet se porositur vrasjen e Dikenc (Mikel) Halilit dhe të Lulzim Qorrit. Para Prokurorisë, Artan Tafani dyshon se autori është Anterio Kaloshi. Në rrëfimin e plotë të siguruar nga "Inside Story", Tafani ka treguar se Laert Haxhiu ka pasur në telefonin e tij videon e vrasjes së babait të 2 fëmijëve, Halilit.

Pista kryesore ku po hetohej ishte ajo e prishjes së pazareve të drogës, ku dyshohej se ishte përfshirë edhe shqiptari. Por të kundërtën pretendon Tafani. Sipas tij, vrasja ka ndodhur për një vajzë, me të cilën ishte i lidhur Mikeli por që më parë ishte në një marrëdhënie edhe Laerti. Megjithatë për ta provuar këtë rast nuk ka të dhëna të tjera përveç dëshmisë së Tafanit që të kryqëzohet rrëfimi për t'u vërtetuar ngjarja.

Artan Tafani: Pasi ndodhi kjo ngjarje kam vënë re që laerti e afroi shumë Anterio Kaloshin. Laerti sa herë që fliste për këtë vrasje të linte të kuptoje se e kishte porositur ai.

Lulzim Qorri u vra duke pirë kafe, por për të tjerët njihet me nofkën "Kabuli'. Sipas Tafanit, Qorri ka qenë në burgun e Rrogozhinës me Tafanin dhe Kaloshin. Gjatë kohës që kishin qenë në burg, Tafani tregon se Kaloshi kishte pasur konflikte me të.

"Edhe këtë vrasje mendoj që e ka bërë Anterio pasi ai nuk shkonte mirë me Kabulin. Ndërsa laerti kur tregonte për këtë vrasje fliste sikur e kishte porositur ai,"-tregon ai. 

Por edhe sot, për ngjarjet hetimet nuk kanë përfunduar, ndërsa të përfshirë janë edhe autoritetet greke./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB