Aktualitet

'Zbërthehet' Tafani: Kujtim Meta u zvarrit pasi e qëllova, e ndoqa pas

Ai thotë se ka hyrë në lokal dhe ka shënjestruar Metën, i cili pasi ka marrë një plumb në bark ka tentuar të largohet nga lokali duke përdorur një derë të dytë. Por Tafani e ka ndjekur pas duke qëlluar në drejtim të tij.

E.K
'Zbërthehet' Tafani: Kujtim Meta u zvarrit pasi e qëllova, e
Kujtim Meta

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e dështuar ndaj Kujtim Metës në prill të një viti më parë në Lushnjë. Banda e Laert Haxhiut nuk ia doli ta eleminonte objektivin, i cili pavarësisht plumbave mbijetoi. Në dëshminë e tij i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka deklaruar se për vrasjen e Kujtimit kanë marrë urdhër nga Laert Haxhiu.

Ata ishin informuar nga Ilirjan Lala, se Kujtim Meta vëzhgonte vazhdimit çobanët në fermën e familjes Haxhiu. Kjo ka mjaftuar që ndaj tij të jepej urdhri i vrasjes. Në dëshmi, Tafani tregon se Dorian Shurdhi ka pasur rolin e shoqëruesit ndërsa vrasja është kryer nga ai.

Ai thotë se ka hyrë në lokal dhe ka shënjestruar Metën, i cili pasi ka marrë një plumb në bark ka tentuar të largohet nga lokali duke përdorur një derë të dytë. Por Tafani e ka ndjekur pas duke qëlluar në drejtim të tij. Pavarësisht se ndaj tij u lëshuan tetë plumba ai u mbijetoi plagëve.

“Kur shkova tek lokali pashë që Kujtimi ishte brenda. Kishte dhe njerëz të tjerë. Sapo hyra nxorra armë dhe i qëllova njëherë, më duket se e kapi në bark. Kujtimi çohet dhe bën të ikë nga dera tjetër e lokalit, iu vura pas duke e qëlluar. Më pas ai filloi të zvarritej pasi e kishin kapur disa plumba. Pasi më mbaruan fishekët ika që aty dhe e lashë gjallë”, thotë Tafani në dëshminë e siguruar nga Inside Story.

Si ndodhi ngjarja

Pasditën e 20 prillit Kujtim Meta ishte ulur në një nga lokalet e Lushnjës pa e ditur se çfarë e priste. Teksa ishte duke konsumuar kafen, Artan Tafani ka hyrë në lokal dhe ka hapur zjarr ndaj tij. Ai fillmisht është plagosur në bark dhe ka rënë në tokë. Më pas është ngritur për të ia mbathur nga një derë tjetër e lokalit, por është ndjekur pas nga Tafani, i cili qëllonte vazhdimisht. Pavarësisht 5 plumbave që e preken në trup, ai mbijetoi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB