Aktualitet

SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Për 50 muaj prokuroria nuk e mori mundimin që të hetonte

Këtë të hënë ka mbërritur në SPAK, ish-ministri Ilir Beqaj, ku u njoh me akuzën për koncensionin e sterilizimit

E.K
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Për 50 muaj prokuroria nuk e mori
Ilir Beqaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar, i ka komunikuar masën e shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim, ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve, Beqaj u shpreh se falë koncensionit të sterilizimit për pajisjet kirurgjikale, u arrit që të kryheshin operacione në kushte të sigurta, si dhe të ulej përdorimi i antibiotikëve te pacientët. Sipas Beqajt ai do të vijojë që ta bëjë mbrojtjen e tij në Gjykatë, ndërsa hedh akuza se hetimet e prokurorisë duhet të ishin shtrirë përpara vitit 2013, kur ai ka marrë detyrën si ministër i shëndetësisë.

Beqaj: Operacionet në kushte të sigurta, prokuroria nuk hetoi uljen e numrit të antibiotikëve, dhe uljen e ditëve të shtrimit në spital për personar e operuar. Për 50 muaj Prokuroria nuk mori mundimin që të hetonte. Do të dalë e vërteta e përfitimit që kanë pasur qytetarët. Përmes koncensionit të sterilizimit shtetit i janë kursyer para. Pse SPAK nuk ka hetuar vitet 2010-2013, kur sterilizimi nuk është kryer? 

Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të Chek Up po e heton prokurorja Elida Kaçkini.

Të premten SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e sterilizimit.

Të pandehurit e tjerë në dosjen e sterilizimit janë:

1. Klodian Rjepaj, i cili aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

2. Ilir Rrapaj, i cili ndodhet nën masën e sigurisë të arrestit me burg parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

3. Marsela Serjanaj, e cila është nën masën “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

4. Saimir Kadiu, i cili ndodhet nën masën “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

5. Arben Gjata, i cili ndodhet aktualisht nën masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

6. Petro Mersini, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

7. Genc Byrazeri, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

8. Naile Ajazi, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenvete” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB